Shanaj: Motivi enigmë. Me fqinjin, raporte shumë të mira

Jul 11, 2011 | 12:40

POGRADEC- Aktori Mevlan Shanaj i ben apel organeve kompetente te tregohen vigjilente e te rrisin personalitetin e shtetit, te gjendet autori dhe motivi i ngjarjes, qe ai e cileson te paprecedente.

“Jam shume i lumtur qe me shpetoi familja, une sot jam per t’u uruar”- keshtu shprehet aktori Shanaj, qe ka shpetuar per mrekulli nga tete te shtenat e fqinjit ne drejtim te baneses se tij ne Pogradec, teksa brenda ishte gjithe familja.

“Une nuk kam pasur asnje konflikt me fqinjin, kemi vite qe jetojme ketu dhe me familjen e tij kam marredhenie shume te mira”- thote Shanaj, duke sqaruar gjithe ngjarjen.

Sipas tij, ne kohen e te shtenave, ne banese ka qene vajza me gjithe femijet, bashkeshortja ai vete dhe te tjere pjesetare te shtepise. “Pas xhamave ka qenë vajza me fëmijët, qe kane shpetuar per mrekulli. Une e quaj akt te cuditshëm, terrorist, që kërkon të vrasë një familje, pa asnjë lloj motivi, nuk kam asnjë konflikt me asnjë njeri, e aq më tepër me këtë person që kam miqësi me familjen e tij, jetojmë prej kaq vitesh bashkë”- thote ai.

Sa per motivin, Shanaj nuk di te thote gje. “Motivi është enigmë, organet kompetente duhet të veprojnë, me vjen cudi qe në këtë Pogradec kaq të vogël nuk po e gjejnë dot”- shton me tej ai.

© Panorama.al

Te lidhura