MILOT- Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Shalsi është përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident automobilistik, në aksin Milot – Kalimash. Mësohet se nuk ka patur të lënduar nga aksidenti , në të cilin u përfshinë 6 automjete. Nga shpjegimet e policisë së Lezhës mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e ngricave në rrugë.
Gjatë natës në këto zona ka patur rënie të ndjeshme të temperaturave, që kanë sjellë edhe ngrica në rrugë.
Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa mësohet se ishte nisur për në qytetin e Kukësit, ku do të kishte takime me banorë të zonave të izoluara nga reshjet e dendura të dëborës.











