
Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh n/kryetarë i komisionit te Veprimtarive Prodhuese, Tregtise dhe Mjedisit, Eduard Shalsi i është drejtuar me një letër kryetarit të këtij Komisioni, Jemin Gjanës.
Në letrën e tij,deputeti i PS-së vëren, siç shkruhet, me jo pa keqardhje, se puna e ketij komisioni dhe roli i tij jane larg standarteve dhe pergjegjesive qe ne, si te zgjedhur, kemi ne ushtrimin e detyrimeve perpara atyre qe na kane votuar.
“Duke menduar se gjerat do te permiresoheshin me kalimin e kohes, qofte ne thelb qofte ne aspektin etik te komunikimit, kam pritur prej jush nje reflektim serioz qe do te permiresonte punen ne drejtimin e ketij komisionin te rendesishem, gje qe, jo vetem qe nuk ka ndodhur por, fatkeqesisht eshte perkeqesuar ndjeshem me kalimin e kohes, duke kulmuar me mbledhjet gjate diskutimeve per ligjin mbi Albpetrolin dhe raportimin e Autoritetit Komunikimeve Elektronike dhe Postare ( AKEP ) dhe sidomos ne mbledhjen e fundit.”-thuhet në letër.
Vetëm pak ditë më parë Dy deputetët, u përfshinë në konfrontime fizike në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku Shalsi e quajti Gjanën: Mi e injorant, ndërsa Gjana: Palaço, i pafytyrë.
Letra i është drejtuar po ashtu edhe kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe dy kryetarëve të grupeve parlamentare, PS dhe PD, Gramoz Ruci dhe Astrit Patozi.
Më poshtë letra e plotë e Shalsit drejtuar Gjanës
Z. Gjana,
Ndjenja e larte e pergjegjesise dhe perpjekjet e pafrytshme verbale qe kam bere vazhdimisht per menyren e drejtimit te Komisionit Parlamentar te Veprimtarive Prodhuese, me nxiten qe kesaj here t’ju drejtohem me shkrim ne lidhje me funksionimin e ketij komisionin te rendesishem.
Eshte nje fakt dhe detyrim i njohur tashme nje nga 12 kriteret e Komisionit Europian mbi funksionimin e duhur te parlamentit, ku perfshihet edhe puna ne komisionet e perhershme.
Fillimisht ne pozicionin te nje anetari te komisionit, e me pas ne ate te nenkryetarit, kam verejtur, jo pa keqardhje, se puna e ketij komisioni dhe roli i tij jane larg standarteve dhe pergjegjesive qe ne, si te zgjedhur, kemi ne ushtrimin e detyrimeve perpara atyre qe na kane votuar.
Duke menduar se gjerat do te permiresoheshin me kalimin e kohes, qofte ne thelb qofte ne aspektin etik te komunikimit, kam pritur prej jush nje reflektim serioz qe do te permiresonte punen ne drejtimin e ketij komisionin te rendesishem, gje qe, jo vetem qe nuk ka ndodhur por, fatkeqesisht eshte perkeqesuar ndjeshem me kalimin e kohes, duke kulmuar me mbledhjet gjate diskutimeve per ligjin mbi Albpetrolin dhe raportimin e Autoritetit Komunikimeve Elektronike dhe Postare ( AKEP ) dhe sidomos ne mbledhjen e fundit.
Do te mjaftonte nje shikim i shpejte i procesverbaleve te mbledhjeve, per te kuptuar lehtesisht nivelin e ulet ne te cilin ka rene puna e ketij komisioni, qe ju kerkoni dhe e keni shnderruar ne nje aneks te qeverise. Nderkohe qe, sipas standarteve me te mira te vendeve te zhvilluara te BE te cilave do te doja ti referohesha, detyra e ketij komisioni parlamentar eshte, nder te tjera, te kerkoje informacion te plote per propozimet qe sjell qeveria si dhe te monitoroje, kontrolloje dhe kerkoje llogari ne punen e ekzekutivit.
Eshte bere tashme e papranueshme qe pyetjeve dhe shqetesimeve te deputeteve te opozites ti pergjigjeni ju, dhe jo njerezit pergjegjes te cileve ne i jemi drejtuar. Dhe i referohem disa rasteve ku nder me flagranti eshte ai i ne lidhje me privatizimin e Albpetrolit. Ministria e Ekonomise megjithe premtimin e perfaqesuesit te saj se do ti jepte me shkrim, rregjistruar ky edhe ne procesverbal, nuk ju pergjigj kurre pyetjeve qe ne i adresuam.
E ne kete rast nuk mund te le pa permendur sjelljen tuaj, e cila, ne vend se ti sherbente moderimit te diskutimit ne komision, thjesht sa nxiti perfaqesuesit e Ministrise te neglizhonin dhe anashkalonin kerkesat tona.
Gjithashtu, i konsideroj aspak normale nderhyrjet tuaja penguese dhe gjoja shpjeguese gjate kohes qe ne kerkonim nga titullari i AKEP-it ti pergjigjej disa pyetjeve per funksionimin e sektorit edhe ne lidhje me nje raport monitorimi shqetesues qe nje kompani ( Cullen International ) e perzgjedhur nga Komisioni Europian kishte bere per Shqiperine.
Nuk mendoj se komisioni duhet te shnderrohet ne nje instrument te qeverise, megjithe perkatesine tuaj partiake. Perkundrazi, mendoj se, perpara se te jemi besnike partie, duhet te jemi besnike te atyre qe na kane zgjedhur dhe na kane mandatuar per te kerkuar llogari si dhe per te ushtruar kontroll mbi ekzekutivin.
E kuptoj pozicionin tuaj te veshtire, ne te cilin gjendeni shpeshhere, per te mbeshtur propozime te qeverise edhe kur per to mungojne transparenca apo argumentet, por e kam te pamundur, ne te njejten kohe, te pranoj se nje gje te tille mund ta beni duke mos lejuar opoziten te ushtroje te drejtat dhe detyrimet e veta parlamentare.
Opozita eshte nje komponente sa e nevojshme aq edhe e domosdoshme ne demokraci, dhe deputetet e saj, ashtu sikunder dhe ata te maxhorances, duhet te kene te njejten mundesi ne informacion per te permbushur misionin e tyre, ndaj dhe cdo pengese do te cenonte rende parimet e demokracise.
Do te ishte e papranueshme qe ne cilesine e kryetarit te komisionit te mos krijonit te gjitha mundesite, per cdo deputet te opozites qe te informohej sic duhej mbi gjithshka kerkon ne lidhje me vendimet qe duhet te marre.
Jam i bindur se anshmeria e skajshme ne drejtimin e komisionit do te sillte pasoja te cilat do te demtonin rende jo vetem rolin dhe efikasitetin e punes tone dhe ate te parlamentit ne teresi, por qe do te cenonin dhe rrezikonin seriozisht edhe plotesimin e kriterit te Komisinit Europian per nje funksionim sic duhet te parlamentit.
Kemi qene dhe mbetemi thellesisht te angazhuar per nje rol konstruktiv dhe te pergjegjshem dhe eshte ne bindjen tone se ne demokraci, jeta politike dhe parlamentare pasurohet ne saje te pikpamjeve te ndryshme, te cilat jane vazhdimisht nen vezhgimin dhe gjykimin e opinionit publik.
Qendrimet dhe sjelljet e mija ne asnje rast nuk jane udhehequer nga motive te tjera pervecse mbrojtjes dhe perfaqesimit te interesave te larta te atyre qe na kane votuar dhe per te cilat nuk do te rresht kurre se perpjekuri dhe luftuari.
Per gjithshka shpreha me siper jam dhe mbetem, si gjithmone, i hapur, i gatshem dhe i vendosur per te diskutuar, gjetur dhe vendosur bashkarisht zgjidhje te cilat ti sherbejne qellimit per te cilin jemi zgjedhur dhe te ardhmes europiane te Shqiperise.
Sinqerisht,
Eduard Shalsi
N/kryetar i komisionit te Veprimtarive Prodhuese, Tregtise dhe Mjedisit
© Panorama.al











