Partia Socialiste reagoi menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës duke e akuzuar atë dhe kryeministrin Berisha për manipulim të votave, si humbës që kërkojnë të fitojnë me vota të vjedhura.
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Eduard Shalsi, pas deklaratës së Bashës, tha se “humbësi që kërkon të bëhet fitues me vota të vjedhura në televizor përmes bandës së Saliut në KQZ nuk ka gojë të flasë për zërin e qytetarëve. Qytetarët folën, votat e tyre u numëruan në sy të miliona shqiptarëve dhe Saliu humbi. Ndërsa votat që nxori nga xhepi KQZ-ja e Saliut për të përmbysur fitoren tonë në Tiranë nuk janë zëri i qytetarëve po zëri i Saliut”
Duke e quajtur sjelljen e Bashës, si një teatër të shpifur, ai tha se Luli i Saliut le t’i marrë mbrapsht t’ja çojë babit politik te shtëpia ato vota që dalin më shumë se votues, sepse mandati i opozitës në Tiranë nuk merret me vota më shumë se votues”
Basha e akuzoi Ramën për nxitje të dhunës dhe presion ndaj Kolegjit, ndërsa Shalsi iu përgjigj, se “sa për dhunën vetëm ky kanakar i familjes Berisha s’ka gojë të flasë se nuk e ka harruar asnjë shqiptar se kush i vrau katër të pafajshëm në 21 janar”
© Panorama.al











