‘Sfidë për Shqipërinë, bashkëpunimi për reformat’

Feb 28, 2012 | 19:26

BRUKSEL- Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimi Evropian, Stefan Fyle tha se rregullat e lojës për Shqipërinë janë të qartë, me të plotësuar 12 rekomandimet, Shqipëria mund të marrë statusin e vendit kandidat, dhe mund të nisë negociatat për anëtarësim.

Gjatë një konference për shtyp, Fyle theksoi se “kurdo që të kemi këtë informacion, atëherë patjetër do t’i raportojmë Këshillit Evropian, dhe do të bëjmë rekomandimet për të bërë hapat  e rradhës.”

Sfida për Shqipërinë, vazhdoi më tej Fyle, janë që reforma elektorale dhe ajo legjislative të jenë gjithëpërfshirëse. Ai tha se në këto reforma duhet të përfshihen edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm.

“Gjithçka ka të bëjë edhe me mënyrën se si qeveria dhe opozita punojnë bashkë në Parlament, sidomos sa i përket ligjeve qe kerkojnë 3/5 e votave dhe për çështjet që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me integrimin evropian”

© Panorama.al

Te lidhura