Beteja e fundit në Itali mes mbështetësve të Silvio Berluskonit dhe kundërshtarët e tij është zhvilluar në qiell në rivierën romane. Të dielën, një avion reklamues, i marrë me qira nga senatori Mario Mantovani, ka transportuar në qiell një banderolë ku shkruhej: “Silvio kthehu!” Përgjigja e “kundërshtarëve” të Berluskonit ishte e shpejtë. Një tjetër avion është ngritur në ajër duke tërhequr një banderolë ku shkruhej: “Silvio, faleminderit, mos u kthe!” Sipas “Corriere della Sera”, replika u organizua nga një konsulent informatik nga Rimini, 30-vjeçari Xhanluka Zamanji, bashkë me një grup miqsh që ishin organizuar nëpërmjet “Facebook”-ut.











