Serbia në BE, dialogu me Kosovën vonon integrimin

Aug 23, 2012 | 13:42

Serbia duhet të presë edhe një vit për të marrë datën për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, sipas nënkryetarit të Këshillit për Integrime Europiane në Parlamentin e Serbisë, Laslo Varga. Në intervistën dhënë gazetës serbe “Politika”, Varga theksoi se gjasat që Serbia të marrë pranverën ose verën e vitit të ardhshëm datën e negociatave janë shumë të vogla. “Nëse nuk caktohet data e dialogut me Kosovën, gjë për të cilën mundësitë janë të vogla, BE do të parashtrojë detyra të reja. Prandaj, mendoj se është pak reale që datën ta marrim para dhjetorit të 2013-s”, tha Varga. Ai shtoi se meqenëse dialogu me Kosovën është kushti kryesor për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, Serbisë me siguri do t’i duhet të presë edhe një vit.

© Panorama.al

Te lidhura