Kreu i Partisë Demokratike, Boris Tadiç dhe ai i Partisë Socialiste, Ivica Daçiç, kanë rënë dakord për të formuar koalicionin qeveritar në Serbi. Marrëveshja, tashmë e nënshkruar, parashikon që PS do të mbështesë Tadiç për të siguruar një mandat të tretë si President, në balotazhin e 20 majit që do të mbahet kundër liderit radikal Tomisllav Nikoliç. Demokratët e Tadiç fituan 68 ulëse në Parlament, ndërsa socialistët kanë 45 deputetë. Ata do të bashkohen edhe me parti të tjera të vogla për të siguruar shumicën e duhur për të qeverisur, por duket se këto biseda janë të përfunduara dhe mbetet vetëm të nënshkruhen. Tadiç u rendit i pari në garën e parë presidenciale të 6 majit, dhe pretendohet se edhe për këtë mandat ai do të mundë radikalin Tomisllav Nikoliç për fazën e dytë të balotazhit. Kështu Serbia siguron vazhdimin e rrugës drejt BE-së.











