Serbët djegin flamurin e NATO-s

Jun 13, 2011 | 15:07

BEOGRAD- Nacionalistët serbë, të zemëruar për shkak të mbajtjes së një konference të NATO-s në Serbi dogjen  flaumrin e NATO-s dhe vunë një banderole të madhe në urën e Beogradit, për të demonstruar aleancën ushtarake perëndimore.

Reth 200 ultranacionalistë, janë mbledhur jashtë zyrës së presidenit  Boris Tadiq, duke brohoritur sllogane kundër NATO-s dhe duke kënduar këngë nacionaliste serbe. Ata akuzojnë Tadiqin për tradhti.

Tadiqi ka “lejuar okupimin e Serbisë, duke e gjuajtur vendin te këmbët e Brukselit dhe Uashingtonit”, thotë Zoran Krasiq, zyrtar i Partisë Radikale Serbe.

Radikalët u munduan që të hyjnë në presidencë, për t’ia dorëzuar Tadiqit një letër, por u penguan nga policia.

Dhjetëra nacionalistë janë përleshur me policinë një ditë më parë.

Tetë nga ta janë ndaluar nga policia. Shumë serbë kundërshtojnë hapur NATO-n për shkak të fushatës së saj bombarduese të vitit 1999 në Kosovë, e cila i dha fund kontrollit të Serbisë mbi Kosovën. (rel)

© Panorama.al

Te lidhura