TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi i shprehu sot kreut të Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha mbështetjen e plotë dhe bashkëpunim në projekte të përbashkëta, si në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, mjedisit dhe në promovimin e qytetit.
Sequi uroi Bashën për detyrën e re gjatë një takimi që ambasadori dhe kryebashkiaku patën në zyrën e këtij të fundit.
Basha tha se e çmon shumë përkrahjen e delegacionit të BE-së dhe se është gati të bashkëpunojë ngushtë, në funksion të projekteve, në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.
Më tej, kreu i Bashkisë e njohu ambasadorin me prioritetet që ka, për përmirësimin e cilësisë së jetës në Tiranë si dhe projektet për zgjidhjen e problematikës aktuale të qytetit
© Panorama.al











