Sequi: Jeni në limitet kohore për të plotësuar 12 rekomandimet

Jul 18, 2011 | 10:32

Ambasadori i Komisionit Europian në vendin tonë, Etore Sequi, kërkon nga Tirana plotësimin e 12 rekomandimeve të vendosura një vit më parë. Në një intervistë për emision “Ekskluziv” në “Top Channel” ai thotë se përmbushja e kushteve të vendosura nga Brukseli është në limitet kohore. “Fokusi në debatet e brendshme politike ndoshta e ka shmangur vëmendjen dhe energjitë nga procesi i integrimit dhe ky është një fakt. Unë besoj se ky proces do të rikthehet në shinat e duhura përsëri. Por, ajo çfarë duhet të kuptoni, është se koha sa vjen e ngushtohet. Në tetor progres-raporti që po përgatitet nga Komisioni Europian do të analizohet nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian dhe atë moment ne do të kemi një fotografi më të saktë se ku qëndron Shqipëria në raport me këtë proces. Përsëri më lejoni të theksoj. Koha është e limituar”, tha Sequi. Sipas tij, “fokusi në debatet e brendshme politike ndoshta e ka shmangur vëmendjen dhe energjitë nga procesi i integrimit dhe ky është një fakt. Unë besoj se ky proces do të rikthehet në shinat e duhura përsëri. Por, ajo çfarë duhet të kuptoni është se koha sa vjen e ngushtohet. Në tetor progres-raporti që po përgatitet nga Komisioni Europian do të analizohet nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian dhe atë moment ne do të kemi një fotografi më të saktë se ku qëndron Shqipëria në raport me këtë proces. Përsëri më lejoni të theksoj. Koha është e limituar”. I pyetur nëse është Presidenti Topi njeriu i duhur për të organizuar një tryezë të rrumbullakët mes partive, ai tha se “personalisht mendoj se ku ka rëndësi formati, forma apo madhësia e tavolinës, për aq kohë sa Shqipëria të mund të ecë përpara në implementimin e prioriteteve kyç, të cilat janë parakusht për pranimin në Bashkimin Europian. Këto prioritete janë edhe politike. Kushdo qoftë mekanizmi për implementimin e prioriteteve, është i rëndësishëm”.

© Panorama.al

Te lidhura