Integrimi, Sequi: Ende larg axhendës së BE

Jul 22, 2011 | 12:02

POGRADEC- Vendi mbetet larg axhendes se Bashkimit europian, per integrimin ne te cilin do te duhet ende shume pune. Keshtu ka deklaruar sot ambasadori i Bashkimit Evropian, ne vendin tone,  Ettore Sequi, gjate ceremonisë së përurimit të doganës së rikonstruktuar të Tushemishtit në Pogradec.

Duke folur pas interesimit te medias lidhur me integrimin, Sequi riktheksoi se politika shqiptare duhet te kete ne qender te prioriteteve te saj pikerisht axhenden integruese te vendit ne familjen europiane.

“Kemi besim se politika do të bashkëpunojë për integrimin e vendit. Objektivi më i madh i politikës shqiptare duhet të jetë pikërisht integrimi, pasi Shqipëria është larg axhendës së BE”, tha Sequi, duke shtuar se per kete vendi yne ka gjithe mbeshtetjen e nevojshme nga nderkombetaret.

© Panorama.al

Te lidhura