Sequi: Dialog mes palëve për reformën zgjedhore

Aug 17, 2011 | 12:50

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi apelon edhe njëherë për dialog politik mes palëve si kusht për integrimin e vendit në familjen europiane dhe si domosdoshmëri për kryerjen e reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.

Në një deklaratë pas interesimit të medias, ambasadori i BE, vlerëson se integrimi ka domosdoshmëri kryerjen e reformave dhe të plotësimin e të gjitha kushteve të lëna nga KE, për të cilat është faktor kyc nisja e dialogut politik mes palëve.

Duke iu referuar raportit të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit, publikuar vetëm pak ditë më parë, Sequi theksoi se partitë duhet të lexojnë me kujdes sugjerimet dhe vlerësimet e raportit dhe të respektojnë rekomandimet e kërkuara për reformën zgjedhore.

© Panorama.al

Te lidhura