Sep Blater rizgjidhet në krye të FIFA-s

Jun 1, 2011 | 20:04

Federata Botërore e Futbollit ka rizgjedhur president të saj Sep Blater, i cili ishte i vetmi kandidat për këtë post.

Zvicerani 75-vjeçar mban këtë pozicion nga viti 1998.

Ai ka marrë 186 vota nga 203 delegatët e pranishëm në Kongresin e FIFA-s.

Votimi u mbajt pavarësisht kërkesës së Anglisë për shtyrje, për shkak të skandaleve për korrupsion që kanë tronditur Federatën Botërore të Futbollit.

© Panorama.al

Te lidhura