Spikerja e lajmeve Senada Jaho, nga 1 shtatori do të jetë imazhi i ri i lajmeve në “News 24”. Pas një eksperience 6- vjeçare në median vizive në Shqipëri, Senada lidh kontratën me “News 24” për të qenë një nga spikerët e edicioneve të këtij televizioni. “E pres me kënaqësi këtë eksperiencë të re punr në ekranin e “News 24”, pasi është televizioni më i mirë i momentit në formatin e televizioneve informative”, shprehet Senada për “Panorama Plus”. E diplomuar për Trashëgimi Kulturore dhe Modë në Itali, ajo nis punën në “News 24” pas një eksperience 1 vit e gjysmë në “Planet TV” si kryeredaktore e emisionit të mëngjesit, spikere e lajmeve qendrore dhe drejtore imazhi në këtë televizion. Ndërkohë eksperiencat e saj të mëparshme kanë qenë 1 vit e gjysmë në TV Klan, dhe 3 vite e gjysmë në “As Televizion” si spikere lajmesh.











