“Sëmundja e përbindshme ka përparuar,”- I nevojiten 17 mijë euro që të kthehet në atdhe me çarter mjekësor, mësuese Ina ka nevojë për ndihmën tuaj. Ja si mund të kontribuoni

Feb 25, 2024 | 19:53
SHPËRNDAJE

Mësuese Ina Kasimati, një grua e fortë që lufton çdo ditë me sëmundjen e rëndë, ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve për t’u kthyer në atdhe.

ina

Ajo ndodhet në Francë pasi prej vitesh po përballet për të dytën herë më sëmundjen e rëndë, por me me sugjerimin e mjekëve ajo do të kthehet pranë familjes në Vlorë.

Për shkak se sëmundja ka avancuar dhe nuk mund të shkëputet nga aparaturat, mësuese Inës i duhet  të kthehet në vendlindje me charter mjekësor, udhëtim që kushton 17 mijë euro.

Me përulje, përmes një letre ajo kërkon solidaritetin dhe ndihmën e të gjithë shqiptarëve që t’i mundësohet udhëtimi, i cili duhet të kryhet brenda 10 ditëve.

Më poshtë gjeni dhe linkun ku mund të kontribuoni.

Link gofundme:  https://gofund.me/aa28d9f8

Letra e saj e plotë e mësuese Inës:

Unë jam Ina Kasimati, shumë më njohin si zysha, disa të tjerë si aktiviste, shumë të tjerë, si njeriun që po lufton fort për jetën. Besimi im më i fortë gjatë gjithë këtyre viteve ka qënë tek Zoti, dhe tek ju miqtë e mi, të njohur e të panjohur, të cilët para dy vitesh më dhatë mundësinë të kisha shpresë e të luftoja më shumë.

Tash pas 2 vitesh kam nevojën tuaj, miqtë e mikeshat e mia, të njohur e të panjohur. Sëmundja e përbindshme në mua ka përparuar, aq sa metastazat kanë bërë dëmtimet e tyre.

Kërkoj të kthehem në Atdhe, në Vlorën time, dhe kjo dëshirë e imja, u përkrah edhe nga mjeket, të cilët më deklaruan se ilaçi më i mirë për mua është familja ime. Mendja , shpirti im janë optimistë , sepse unë dua të jetoj , unë e dua jetën!

Prej dy javësh jam e shtruar në spitalin onkologjik të Strasburgut, Francë, ku po mbahem me tuba e sondë dhe kthimi në Shqipëri nuk mund të bëhet me avion, por vetëm me çarter mjeksor, pasi nuk mund të shkëputem nga aparaturat.

Ky çarter ka një kosto prej 17.000 euorsh (shtatëmbëdhjetë mijë euro).

Unë kam besim tek fuqia e solidaritetit tuaj ,që së bashku me birin tim, Amantin, i cili ka qënë forca ime më e madhe e çdo dite, të vijmë në Shqipëri të sigurt. Dhe ky kthim duhet të bëhet brenda 10 ditëve. Prandaj ju kërkoj me përulje , mirënjohje edhe njëherë të më ndihmoni të vij në Shqipërinë time.

Zoti ju bekoftë!

p.s Ju lutem mos përdorni llogarinë e Reiffeissen Bank të përdorur para dy vitesh, pasi është e bllokuar.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura