Një i moshuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Selenicë. Mësohet se 60-vjeçarit i kishin zënë pritë dy persona të cilët e kanë qëlluar për vdekje me armë automatike. Nga informacionet e para njoftohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrje, për një vrasje të ndodhur në vitin 1997.











