Lajmi që Seldi Qalliu është fejuar me Dafina Zekën mori dhenë. Udhëtimi i Seldit drejt Suedisë tek e dashura e tij ishte dhe një nga arsyet e zënkave mes tij dhe Sinan Hoxhës. Por siç duket, Seldit nuk i mjafton vetëm biondja kosovare për t’u argëtuar. Emisioni ‘’Prive’’ në Klan Kosova kishte siguruar disa imazhe, të cilat ishin realizuar në një apartament në Prishtinë, ku protagonistë janë dy këngëtarët e njohur Seldi Qalliu dhe rep-artisti Rigels Rajku (Noizy), duke u argëtuar me dy femra të panjohura nga Kosova. Për Noizy-n tashmë jemi mësuar të dëgjojmë e lexojmë histori të ndryshme dashurie dhe aventura me femra të njohura e të panjohura, por çudia ishte me Seldin, i cili ka pak kohë që është fejuar me Dafinën. Pyetja që lind është se si mund të ketë reaguar e fejuara e Seldit kur ka dëgjuar për lajmin se i dashuri në kohën kur nuk gjendet pranë saj, rri me femra të tjera në Kosovë. Fotot të cilat edhe ‘’Panorama plus’’ i ka siguruar, pasqyrojnë më mirë situatën ku shihet se si Seldi, Noizy dhe një tjetër anëtar i grupit OTR, janë duke u argëtuar së bashku me dy femra seksi, njëra zeshkane kurse tjetra brune.
Noizy: Unë i bëj femrat të ndihen xheloze për atë që dua
Një këngë për Shën Valentin, që e ka titulluar “Je gjithçka”. Ka mundur të marrë mijëra klikime në youtube ky duet me Eni Koçin, që pritet të shfaqet klip këto ditë. Noizy tregon për frymëzimin e tij të këtyre muajve, duke ua dedikuar këngët e reja vetëm femrave dhe dashurisë së vërtetë.
Noizy, sapo ke publikuar këngën me titull “Je gjithçka”. Ishte dedikim për ndonjë femër speciale?
Asnjërës nuk ia kam dedikuar. Thjesht është frymëzim i bukur nga momente të bukura nga kjo jetë e bukur.
Mund të konsiderohet kjo një këngë dashurie për Shën Valentin?
Edhe mund të quhet e tillë, pasi është këngë pozitive për dashurinë, që është në funksion dhe që zhvillohet dita-ditës për dashurinë, që në fund të fundit e kërkojnë të gjithë. Pra, fjalën e kam për dashurinë e vërtetë.
Si është dashuria e vërtetë sipas teje, dhe si transmetohet nëpërmjet vargjeve të kësaj kënge?
Është pak a shumë siç e kam përshkruar në vargjet e saj, të paktën ashtu e shoh unë kur femrës që e dua, i them me bindje “Je gjithçka”. Ka rezultuar e besueshme si ndjenjë e përcjellë nëpërmjet kësaj kënge, përderisa dhe reagimi i fansave ka qenë tepër pozitiv.
Si do mund t‘ia shprehje dashurinë një femre që të bën të ndihesh i dashuruar?
E kam shprehur saktë në vargjet e kësaj kënge ndjesinë time kur ndodhem para femrës së duhur për mua. “Je gjithçka që kam dash, gjithë jetën time me pas. Dhe kur ndodhem larg teje më mungon, kur të shoh ty çdo natë, më bën të ndjehem me fat. Prezenca jote rreth meje më mjafton…”
Në jetë femrën që e do përpiqesh ta bësh xheloze, apo ta ruash nga xhelozia?
(qesh) Në fakt, siç e kam thënë dhe në vargjet e këngës “Je gjithçka”, unë i bëj krejt femrat e tjera të ndihen xheloze për atë që dua”.











