TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Etore Sekui tha sot se lufta kundër krimit të organizuar duhet të jetë prioritet për Shipërinë.
Komentet, ambasadori Sekui i bërë gjatë takimit të hapjes se Projektit te Binjakezimit IPA 2009 “Mbeshtetje per Strukturat e Luftes kunder Pastrimit te Parave dhe per Strukturat e Hetimit te Krimeve Financiare”. Në fjalën e tij, ambasadori I BE-së tha se në rapotin e progresit të KE-së do të donim të shihnim prgres.
Sekui kërkoi vullnet politik dhe veprim, për t’i treguar qyetarëve se krimi nuk mund të ketë rrugë në demokraci.
Lufta kundër krimit të organizuar është e gjatë, shtoi ai, por procesi duhet të vazhdojë. Ligjet shqiptare sipas tij, jane solide por nevojitet vetem zbatimi i tyre.
Sipas ambasadorit Sekui, qëllimi i këtij trajnimi nuk mund të realizohet pa bëshkëpunimin e institucioneve kryesore në Shqipëri.
“Kërkohet shumë angazhim, sidomos nga Prokuroria, Policia dhe Shërbimi i Inteligjencës, për të siguruar stabilitet në stafin e këtyre institucioneve. Është përgjegjesi e tyre për të prodhuar rezultate sa më të mira”- theksoi Sekui.
Në takim marrin pjesë, Ina Rama, Prokurore e Pergjithshme, Ridvan Bode, Minister i Finances, Bujar Nishani, Minister i Brendshem dhe Jose Maria Labeaga, Drejtor i Pergjithshem i Institutit te Studimeve fiscale.
© Panorama.al












