TIRANE- Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Etore Sekui dhe ambasadorja e Polonisë, vendit të presidencës së rradhës së BE-së, Irena Tatarzynska thanë sot se proriteti i BE-së është zgjerimi, duke shtuar se, drejt kësaj shkohet vetëm duke plotësuar kushtet e vënë nga Bashkimi Evropian.
Në një konferencë të përbashkët ku u prezantuan prioritetet e presidencës polake, ambasadorja e këtij vendi tha se “Shqipërisë i janë dhënë 12 prioritete kyçe, t’i përgjigjesh këtyre 12 prioriteteve është një punë e përbashkët dhe një punë mjaft e madhe. Procesi i integrimit kërkon një devotshmëri dhe angazhim të madh”
Sipas saj, zgjerimi është objektiv strategjik i presidencës polake dhe i BE-së në tërësi, por gjithnjë duke patur parasysh parimin e kushtëzimit, për kushtet që vihen, sepse ka të bëjë shumë me cilësinë e zgjerimit, tha ajo.
Tatarzynska tha se, BE është këtu për të ndihmuar Shqipërinë. Kushtet, shtoi më tej ajo, janë të njëjta për të gjitha vendet, nuk mund të ketë një datë, varet gjithçka nga plotësimi i kushteve.
Ndërkohë, ambasadori i BE-së, Sekui, tha se integrimi në BE, për Shqipërinë duhet të kthehet në një objektiv kombëtar.
Dy ambasadorët thanë se për të gjitha përgjigjet, duhet pritur progres- raporti që po përgatit ndërkohë nga Këshilli i Evropës dhe që më 12 tetor do tu dorëzohet ministrave të jashtëm të BE-së, si dhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit.
© Panorama.al











