TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui tha se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë për reforma.
Duke folur në konferencën për reformën në Gjykatën e Lartë, përfaqësuesi i prezencës së BE-së në Tiranë, Etore Sekui tha se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë për reforma.
Ai tha se këto reforma janë të rëndësishme edhe për proceset integruese të vendit. Bashkimi Evropian, tha Sekui, ka dhënë mjaft mbështetje financiare për reformat në sistemin e drejtësisë, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
I pranishëm në këtë konferencë, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi theksoi si të një rëndësie parësore emërimet në Gjykatën e Lartë, duke shtuar se, ato duhet të jenë transparente dhe të bazuar në meritokraci. Sipas tij këto përbëjnë bazën e reformës në sistemin e drejtësisë.
“Sistemi duhet të përmirësoeht në drejtim të transparencës së përzgjedhjes së gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë.
E pranishme në takim ishte edhe kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj.
© Panorama.al











