Sekui:Progres me reformat,tregoni se meritoni BE

Jul 10, 2012 | 9:49

TIRANE-  Ambasadori i BE-se ne vendin tone, Etore Sekui ka kerkuar progres bindes nga Shqiperia per te treguar se ajo e meriton Bashkimin Europian.

Deklarata eshte bere gjate fjales se mbajtur nga ai ne takimin e katërt të Komitetit Drejtues të EURALIUS III “Konsolidimi i sistemit të drejtësisë shqiptare”, ne prani te ministrit te drejtesise, kreut te Kushtetuteses, kryeprokurores, kryetares se Gjykates se Larte dhe te pranishmeve te tjere.

Sipas Sekuit vendi duhet te perparoje me reformat e lena si detyre nga KE, duke u ndaluar ne domosdoshmerine e asaj ne drejtesi. Ai ka theksuar se reforma në drejtësi është mjaft e rëndësishme për integrimin e vendit e bashke me te duhet reformë edhe në Gjykatën e Lartë.

Ministri i Drejtesise, Halimi eshte ndalur ne punen e bere, duke theksuar edhe domosdoshmerine e heqjes se imunitetit.

© Panorama.al

Te lidhura