Sekui, Nishanit: Plotësoni kriteret e BE-së

Sep 12, 2012 | 15:00

TIRANE- Ambasadori i BE-se, ne Shqiperi, Etore Sekui ka kerkuar permbushjen e kërkesave te Bashkimit Evropian në lidhje me reformimin e sistemit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit, ligjin për kufizimin e imunitetit dhe reformën parlamentare.

Deklarata eshte bere sot gjate nje takimi, qe Sekui zhvilloi me Presidentin,  Bujar Nishani. Nishani e garantoi Kreun e Delegacionit të BE-së në Tiranë se Institucioni i Presidentit dhe të gjitha institucionet shqiptare do të bëjnë më të mirën e mundshme për të shfrytëzuar në mënyrë efektive kohën e mbetur për të plotësuar kriteret që garantojnë marrjen e statusit të vendit kandidat në BE dhe se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për rritjen e standardeve edhe pas këtij momenti.

Sipas njoftimit te Presidences, mesohet se gjatë takimit u bisedua për vizitën e pritshme që Presidenti Nishani do të zhvillojë në Bruksel, nga data 17-19 shtator 2012, ku do të takohet me autoritetet më të larta të BE-së.

 

© Panorama.al

Te lidhura