
TIRANE- Ambasadori i BE-së, në vendin tonë, Etore Sekui i është bashkuar nismës “Një kilogramë për emergjencën”, duke i kushtuar vëmendje dhe ndihma familjeve në nevojë.
Gjatë një deklarate për mediat, Sekui ka theksuar se me këtë gjest modest ka dashur të tregojë solidaritet me banorët që vuajnë kushtet e vështira të motit.
“BE po planifikon dhe zbaton nisma të ndryshme, por edhe në gjërat e thjeshta është e rëndësishme të tregohet solidaritet. Sikur të jetë e mundur që ta bëjmë një familje me fëmijë të vegjël të buzëqeshë sot në këtë kohë emergjence është dicka që ia vlen të bëhet”- ka thënë Sekui.
Sipas tij, kjo iniciativë është shumë e rëndësishme për të treguar vlerën e solidaritetit. “Në ditët të vijim kam planifikuar të vizitojë disa prej zonave, por sot mendoj të bëj dicka të vogël, por të mirë meqë më pëlqen të bëj pazar”- ka thënë ai.
Sekui ka shmangur gjithë deklaratat politike, duke iu përgjigjur interesit të medias, se sot si ditë e dielë ai nuk është politikan dhe nuk flet për politikë.
© Panorama.al











