Parada gay, Sekui: BE, kundër diskriminimit

May 16, 2012 | 21:08

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sekui, duke reaguar kundër deklaratës së kreut të Legalitetit dhe zëvendësministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahia ka shprehur mbështetjen për ambasadorin holandez.

Në një reagim për mediat, Sekui i ka cilësuar thirrjet e bëra për kolegun e vet ambasador për të ardhur keq.

“Qëndrimi im për të drejtat e LGBT është i palëkundur. BE-ja bazohet në vlerat themelore të respektimit të të drejtave të njeriut”- ka thënë Sekui.

Ai ka theksuar se lufta kundër diskriminimit është prioritet i rëndësishëm i rrugës integruese të Shqipërisë në familjen evropiane.

Reagimi erdhi pas deklarates se Spahise per shpalljen non grata te ambasadorit te Holandes ne vendin tone.

Nderkohe, po sot ka reaguar edhe kreu i qeverise, Sali Berisha, i cili ka deklaruar se qendrimi i Spahise eshte personal dhe i papranueshem.

© Panorama.al

Te lidhura