‘Integrimi, axhendë kombëtare.Dialog konstruktiv’

May 21, 2012 | 10:53

TIRANË- “Lidhje të ngushtë të plotësimit të kritereve politike me atë të fuqizimit të qytetarëve”. Këto dy elementë ka vlerësuar ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sekui si shumë të rëndësishëm për integrimin e vendeve në BE dhe anëtarësimin në familjen evropiane.

Gjatë fjalës së tij në konferencën “Integrimi në BE dhe demokratizimi”, Sekui ka vlerësuar arsyet e zgjerimit të BE dhe kushtet që duhen plotësuar për zgjerimin dhe anëtarësimin e vendeve të reja, mes tyre edhe Shqipëria. Ai ka terhequr vemendjen per reforma gjitheperfshirese ne te gjithe sektoret.

“Integrimi i shton burime politikave kombëtare, si shëndetësia, arsimi, apo mbrojtja sociale. Duhet pasur kujdes në përqendrimin e përmbushjes së kritereve politike në mënyrë të qëndrueshme dhe bërja e kësaj nëpërmjet fuqizimit të qytetarëve”- ka thënë Sekui.

“Integrimi është një objekt kombëtar. Qeveria dhe opozita të dyja ishin të përfaqësimit takim e MSA-së dhe ne kemi besim që përpjekje e përbashkët do të vazhdojë me anë të dialogun kontruktiv, të kompromisit që u filluan në marrëveshjet e nëntorit” tha ambasadori.

Sipas tij, Shqipëria do të ketë një sërë përfitimesh nga integrimi, por jo gjithçka duhet vlerësuar si përftimin për paratë dhe asistencën financiare. “Integrimi është shndërrimi në një demokraci stabël ku sundon zbatimi i ligjit”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura