Sekui: Interesi kombëtar, para atij partiak

Jul 8, 2011 | 17:43

TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui duke e vlerësuar Kolegjin Zgjedhor si autoritetin më të lartë që vendos për ankimimet për procesin zgjedhor, tha se ende nuk e ka lexuar argumentimin ligjor të vendimit të sotëm, ndaj nuk mund të bëjë komente lidhur me të.

“Nuk e kam lexuar argumentimi ligjor të Kolegjit Zgjedhor dhe nuk jam në gjendje të bëj komente të mëtejshme”- tha Sekui

“Mendoj se është esenciale që të gjitha partitë të vendosin intëresin e vendit mbi interesin e ngushtë partiak. Do doja të theksoja atë që kam theksuar veçanërisht kohët e fundit. Është shumë e rëndësishme që të konsiderohet si një synim kombëtar procesi i integrimit të vendit në Evropë”- tha Sekui.

Komentet, ambasadori i BE-së i bëri në një pronocim për media, ku ndër të tjera ai theksoi se është shumë i fokusuar dhe i interesuar për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ai tha se edhe procesi zgjedhor është  pjesë e këtij procesi , pasi bën pjesë në 12 prioritetet e BE-së.

 

© Panorama.al

Te lidhura