SHKODËR- Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Etore Sekui ka kerkuar bashkepunim dhe kompromis per kryerjen e reformave, vecanerisht te asaj zgjedhore, duke i kujtuar politikes shqiptare se koha po iken.
Deklarata eshte bere nga qyteti i Shkodres, nga i cili ambasadori ka cituar komisionierin e zgjerimit Stefan Fyle, per kohen qe po kalon. “Koha po kalon, por, besoj në arritjen e një kompromisi, jemi këtu për asistim”, shtoi ai.
Sipas tij, populli shqiptar kerkon integrimin dhe politika duhet te pergjigjet. Sipas tij, jane 12 kritere qe presin plotesimin.
“Plotësimi i 12 prioriteteve të BE-së varet nga Shqipëria, është i mundur, por koha po ecën shpejt. Të plotësohet reforma zgjedhore, parlamentare si dhe heqja e imunitetit”- tha ai.











