Sekuestrohen 800 rrënjë kanabis, tre në pranga

Jun 24, 2011 | 10:08

SHKODER- Tre persona u arrestuan gjate nje aksioni antikanabis, qe u finalizua me sekuestrimin e 800 rrenjeve te bimes narkotike.

Sipas burimeve te policise, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Nderkiza të fshatit Plan në Shkodër janë gjetur 800 rënjë kanabis per kultivimin e te cilave jane ndaluar shtetasit A. P 17 vjeç, Fatmir Shpati 22 vjeç dhe Arben Shpati 42 vjeç.

Ata u kapën në flagrancë duke punuar tokën, ku u gjetën bimët narkotike dhe per kete u ndaluan dhe u shoqeruan ne komisiariat.

Ne hetim eshte vene Zef Guri 60 vjeç, roje i policisë pyjore dhe kryeplaku i fshatit Gjon Bungu 49 vjeç për vepren penale “Moskallzim të krimit dhe shpërdorim të detyrës”.

 

© Panorama.al

Te lidhura