Sekuestrohen 62 kg heroine, arrestohet shqiptari

Aug 19, 2012 | 12:50
Foto Ilustruese

IGUMENICE- Një sasi prej 62 kilogramë heroinë është sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia greke.

Heroina është sekuestruar në aksin rrugor, Igumenicë- Kipo pas mesnate. Policia shqiptare sqaroi se droga nuk kishte hyre nga kufiri me Shqiperine.

“Sqarojme se nga shkembimi i informacionit me autoritetet policore greke rezulton se,  rreth 2 km ne brendesi te territorit grek ne kufirin me Turqine,
autoritetet policore greke, kane sekuestruar nje sasi prej rreth 61 kg
e 935 gram lende narkotike e dyshuar heroine, ne nje mjet Fiat, i cili
kishte ardhur nga Turqia. Pra mjeti ku eshte gjetur droga sapo kishte hyre ne territorin grek nga Turqia.”- thuhet ne deklaraten e Policise.

Mediat greke raportojne se eshte arrestuar shtetasi, Izet Ohri, i cili po transportonte drogen me nje makine me targa italiane.

© Panorama.al

Te lidhura