Sekuestrohen 40 kg kanabis, pranga 36 vjeçarit

Jun 7, 2011 | 11:29

TIRANE- Nje 36 vjecar eshte arrestuar nga policia, pasi eshte kapur me nje sasi te konsiderueshme kanabisi, arme e municione. Lajmi eshte njoftuar nga Policia e Tiranes permes nje kominikimi me mediat.

Sipas zedheneses se policise, Alma Katragjini, gjate nje aksioni te efektiveve eshte bere i mundur sekuestrimi i 40 kg kanabis sativa dhe arrestimi i poseduesit të saj, Altin Shehi.

“Ne pranga eshte vene 36-vjeçari Altin Shehi, kurse gjatë kontrollit të ushtruan në banesën e tij është bërë i mundur edhe sekuestrimi i një sasie armësh dhe monicionesh”- tha zedhenesja.

Sipas saj, arrestimi u be ne komunën Vaqarr dhe u finalizua pas disa muaj hetimesh nga ana e policise.

Ne banese u sekuestruan edhe  220 rrënjë kanabis si dhe pajisje për presimin e bimës narkotike.

 

© Panorama.al

Te lidhura