Sekuestrohen 350 kg hashash, dy në pranga

May 12, 2012 | 11:06
Foto ilustruese

GJIROKASTER- Finalizohet me sekuestrimin e 350 kg hashash faza e parë e operacionit “SOS”, në rrugën rurale Gjirokastër-Golem.

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar një mjet tip xhip me targa të dubluara SR 2690B të mbushur me lëndën narkotike.

Pas sekuestrimit janë arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit Vezir Thanasi nga fshati Rexhinë i  Tepelenës dhe Lorenc Sadikaj nga Vlora. Sipas të dhënave të para mësohet se hashashi i marrë nga Lazarati kishte për destinacion Vlorën e mandej Italinë.

Vijon operacioni dhe në ndihmë kanë shkuar forca të tjera policore të Policisë së Gjirokastrës dhe Tepelenës si dhe forcat speciale.                    Piro NASE

© Panorama.al

Te lidhura