DURRËS- Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 300 kg hashashi, maskuar në brendësi të një makine me destinacion Italinë.
Sekuestrimi është bërë në portin e Durrësit dhe sipas të dhënave të para automjeti në të cilin u gjet droga është me targa italiane.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, i cili po merret në pyetje për të hedhur dritë rreth këtij trafiku.











