
PËR HERË TË PARË/ Kujtimet e sekretarit personal të diktatorit.
“Ajo kërkonte të hidhnim në ditarin e Hoxhës edhe ngjarje për ditët që ai nuk kishte mbajtur shënime”
(vijon nga numrat e kaluar)
Të shërbeje në kabinetin e Enverit dhe të ishe jashtë vëzhgimit të Nexhmijes, bashkëshortes së tij, ishte e pamundur. Ajo shfaqej e zhdukej si fantazmë në çdo hap, duke vigjiluar besnikërinë ndaj diktatorit, por jo vetëm. Pavarësisht detyrës zyrtare si drejtore e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, zonja Hoxha veçanërisht në aparatin e Komitetit Qendror ushtronte një pushtet të jashtëzakonshëm që mjaft herë prodhonte vendimmarrje të shëmtuara. Më shumë se kaq, shkruan në kujtimet e tij ish-ndihmësi i Enverit, sjelljet plot ligësi e intriga e kishin kthyer në një përbindësh të rrezikshëm, sidomos për grupin e redaktorëve të librave të diktatorit. Pikërisht për këto arsye, Nexhmijen në biseda mes miqsh e quanim “nëna e sherrit”, shprehet Lama, juristi që ka punuar 13 vite në paradhomën e Hoxhës, duke veçuar episodin e përplasjes me “Zonjën e hekurt” para arrestimit për agjitacion e propagandë kundër Partisë dhe pushtetit popullor…
Biseda për një ministër
Një ditë po bisedoja në zyrë me një punonjës të aparatit të Komitetit Qendror për sëmundjen e tim biri, Dritanit, i cili vuante nga një hipermetropia e theksuar. Lloji i syzeve që i duhej, asokohe nuk figuronte fare në tregun vendës. Numra të tillë nuk i posedonte as dyqani i optikës dhe as Klinika speciale e destinuar për udhëheqjen. E vetmja mundësi mbetej të porositeshin jashtë shtetit. Sipas rregullit, kjo sigurohej me urdhër të posaçëm të ministrit të Shëndetësisë.
-Punë që bëhet, u mundua të më qetësojë kolegu, duke shtuar se po të ishte nevoja do ndërhynte edhe ai te ministri…
-Është e pamundur, e kam provuar disa herë, iu përgjigja aty për aty, por ministri bën porosi vetëm për anëtarët e Byrosë Politike dhe miqtë e tij. Të tjerët nuk i ka në hesap fare.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











