
STUDIMI- Puna e sekretareve konsiderohet një punë e vështirë. Është një përzierje e durimit, aftësitë organizative dhe përvojën. Por për sa vite mund ta mbajnw të njëjtën punë me të njëjtin shef,dhe çfarë marrëdhëniesh krijohen me tyre dhe shefave. Këto përgjigje i jep një studim i kryer në Itali me rreth 1000 të punësuar në këtë pozicion. Kështu 37% e të anketuarve pohuan se kishin punuar në të njëjtën kompani për më shumë se 10 vit, ku 27 prej tyre me shef të njëjtë, që në 74% të rasteve kanë qenë meshkuj
28% e të anketuarve kanë një vetëbesim të lartë dhe mendojnë se pa sensing e tyre praktik, shefi I tyre do të kishte falimentuar.
Në hulumtim morën pjesë rreth 1000 persona, 75% gra dhe 25 % burra
Pavarësisht kritikave të shefave ndaj sekretareve, ata u njohin atyre edhe avantazhet që ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve afatgjata profesionale; ata vlerësojnë trajnimet dhe përvojën (30%), pasuar nga inteligjenca (22%), arsimimi i mirë (17%).
Pamja, stili dhe komunikimi janë gjithashtu të vlerësueshme, respektivisht me 6%, 5% dhe 4%. Shumica e të anketuarve kanë thënë se ndihen mjaftueshëmrisht në një mendje me shefin e tyre 72%, ndërsa vetëm 8% nuk kanë ndonjë afrimitet me eprorin e tyre, dhe vetëm 6% jetojnë në një harmoni absolute.
Shumica prej tyre ëndërrojnë një shef më inteligjent dhe më pak arrogant.
© Panorama.al











