“Urdhri i Ramës: Mos merrni pjesë në inagurime”

Sep 13, 2012 | 10:56

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha, akuzoi kreun e opozitës se u ka dhënë urdhër të gjithë të zgjedhurve vendorë që të mos marrin pjesë në inaugurimet që bën qeveria.

“Keni marrë urdhër që të mo dukeni në inaugurime”- tha kryeministri.

Berisha solli në vëmendje edhe ceremoninë e 15- vjetorit të emisionit “Opinion” të gazetarit, Blendi Fevziu për të sulmuar kreun  opozitës. Ai tha se në momentin që u nisa në drejtim të tij, pasi unë i takova të gjithë, ai u largua. Nuk u largua nga dalje kryesore, por nga garazhet, tha kryeministri.

“Pse do haja një ngjalë tjetër prapë unë.”- citoi Berisha, kreun e opozitës Edi Rama.

Deklaratat e kryeministrit u bënë në seancën e sotme plenare, ndërsa mbrojti Bypassin e Fierit, dhe ftoi opozitën që ta votojë projektligjin.

“Do shkoj në çdo fshat dhe do them që këta kanë votuar kundër rrugës. Unë e kuptoj përqëndrimin tuaj në një grup të vogël njerëzish, por në Shqipëri janë qytetarët që kanë nevojë për infrastrukturë moderne.”- theksoi kryeministri.

***

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë nisi me diskutime për ratifikimin e marrëveshjes për Bypass-in e Fierit. Në diskutimet e tyre deputetët e Partisë Socialiste akuzuan ministrinë e Transporteve se kostoja e rrugës po vazhdon të rritet me miliona euro, për mungesën e shpronësimeve, cilësinë e dobët të autostradës etj.

Ndërkaq, ministri Olladshi dha disa të dhëna për rrugën, sipas tij, për të mos lejuar spekulimin nga ana e socialistëve.

“Janë 22 km rrugë me dy korsi kalimi për çdo anë, me tre ura, me katër kryqëzime në disnivel dhe rreth 16 nënkalime për të siguruar bujqit, bagëtinë etj.”- tha Olldashi.

Sipas tij të gjitha spekulimet që hidhen janë përralla, dhe nuk është mirë të thuhen pa filluar ende rruga. Olldashi ftoi PS-në që të thoshte të vërtetën dhe të mos gënjente lidhur me rrugën, pasi së shpejti janë zgjedhjet, dhe qytetarët nuk do ua falin gënjeshtrat.

Bypass- i Fierit është një projekt që lidh dy autostradat e ndërtuara gjatë viteve të fundit, autostradën Lushnje-Fier dhe Levan-Vlorë, si dhe aksin jugor Levan-Tepelenë. Punimet për këtë projekt do të zgjasin 24 muaj.

© Panorama.al

Te lidhura