PRISHTINE- Kuvendi i Kosoves i ka kushtuar sot nje seance solemne 4 vjetorit te Pavaresise, duke nderuar gjithe kontribuesit ne kete arritje te madhe per vendin.
Para deputeteve kane folur me radhe kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, presidentja, Atifete Jahjaga dhe kreu i qeverise, Hashim Thaci.
Ata kane theksuar rendesine e madhe te kesaj dite si permbushje te idealit te shume brezave.
Presidentja, Jahjjaga kujtoi se ne kete pervjetor Kosova eshte shtet sovran dhe i njohur nga 87 shtete te Botes.
“Kremtimi i Pavarësisë e gjen Kosovën shtet sovran dhe ët Pavarur me njohje nga 87 vende të Botës dhe me një rrugë të qartë në proceset demokratike. Ideja jone për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ishte ide humane, duke shfrytëzuar të gjitha potencialet dhe kapacitetet si ndërtimi i një shoqërie të re që solli mirëkuptimin për kauzën tonë të drejtë, që ne sot e gëzojmë Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe i pavaruar me miqësi të përjetshme me SHBA dhe me rrugën e qartë të anëtarësimit në BE dhe NATO”,- tha ajo.
Ajo shprehu vleresim per dy simbolet kryesore, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, duke shprehur bindjen se Kosova do të realizojë ëndrrën e saj er integrim.
© Panorama.al











