Seanca për imunitetin, PS mbledh grupin parlamentar

Aug 6, 2012 | 10:21

TIRANE- Partia Socialiste ka mbledhur mengjesin e sotem grupin parlamentar të saj për të vendosur qendrimin që do të mbajë në seancën e sotme parlamentare.

Mbledhja zgjati fare pak dhe mesohet se deputetët socialistë do të jenë në sallën e Parlamentit, por do t’i qëndrojnë vendimit për të mos e votuar sot projektin, që është rënë dakord me PD-në.

Mësohet se në fillim të seancës do të diskutojnë përfaqësuesit e PS-së, Gramoz Ruçi ose Pandeli Majko, i cili është edhe negociatori i PS-së me PD-në gjatë diskutimit për heqjen e imunitetit.

© Panorama.al

Te lidhura