Seanca ndaj Metës, avokati: Hetimet jashtë afatit

Jun 20, 2011 | 15:13

TIRANE- Gjykata e Lartë ka vendosur te shtyje per ne daten 27 qershor seancen e radhes per procesin gjyqesor ndaj kreut te LSI, Ilir Meta, vene ne akzue pas video pergjimit me Dritan Priftin.

Ne senace, Meta nuk ka qene i pranishem dhe perfaqesohej nga avokati i tij,  Petrit Serjani. Ai kërkoi që të shpallen të pavlefshme hetimet e prokurorise ndaj zotit Meta, duke i cilesuar ato te kundraligjshme dhe jashte afatit.

Sipas tij, prokuroria ka realizuar hetime ndaj Metës që në kohen kur ai ishte me imunitet si deputet në Kuvendin e Shqiperisë. “Hetimet ndaj Metës janë realizuar pa u marrë më parë autorizimi i Kuvendit”, tha avokati, duke shtuar se videoja nuk mund eshte siguruar ne rruge te kundraligjshme.

Pas prezantimit te kërkesave të mbrojtjes, përfaqësuesi i Prokurorisë se Pergjithshme, Bujar Sheshi, kërkoi kohë që të njihet hollësisht me to, për të shfaqur me pas qëndrimin e prokurorise.

© Panorama.al

Te lidhura