Seanca e fundit, zbardhet plani “B” i Shqipërisë

Jun 7, 2011 | 11:46
Nga ndeshja e parë Shqipëri - Bosnjë 1-1

Josip Kuzhe ka qenë i dyzuar sa i përket repartit të mbrojtjes, por në fund ka vendosur që të jetë Curri.Në seancën e djeshme në stadiumin e “Zenicës”, që zgjati rreth 55 minuta, ai aktivizoi fillimisht Telin te titullarët dhe e la Currin te rezervat. Më pas, ndërroi mendje dhe në fund u shpreh qartë: Do të luajë Curri titullar, kjo është e sigurt”.
Sulmi
Hamdi Salihi e ka pasur këmbën gjatë gjithë kohës të fashuar, por në mbrëmje është stërvitur rregullisht dhe Kuzhe e ka planifikuar si titullar sot. “Bëra një bisedë burrash me Salihin dhe i thashë nëse ishte në gjendje ta përballonte këtë sfidë. M’u përgjigj pozitivisht dhe kjo do të thotë se ai do të jetë titullar”, tha Kuzhe pas ndeshjes. Megjithatë duhet thënë se pavarësisht aktivizimit të dyshes Bogdani-Salhi, skema nuk do të jetë një 4-4-2 e pastër.
Ndryshimet
Gjatë seancës së djeshme, Josip Kuzhe ndryshoi disa herë vendosjen e 11-tëshit titullar, duke bërë ndryshime të rëndësishme në mesfushë. Në këtë mënyrë moduli ndryshonte nga 4-4-2 në 4-4-1-1. Por, si ndodhte kjo? Lala qëndronte i vetëm para mbrojtjes, ndërsa Bulku spostohej mesfushor në të djathtë. Skela zhvendosej në qendër pas Bogdanit (ose Salihit) dhe njëri nga sulmuesit vepronte si xhol i lirë në repartin ofensiv, për të çorientuar kundërshtarët dhe për të ndihmuar edhe në fazën defensive.
Plani “B”
Nëse skuadra jonë do të arrijë ta mbyllë pjesën e parë në barazim, Kuzhe do të tentojë surprizën në pjesën e dytë, duke tentuar t’i vërë në vështirësi boshnjakët, pse jo që edhe t’u marrë fitoren. Ai pohoi në bisedë e sipër me gazetarët shqiptarë të pranishëm, nëse në pjesën e dytë ka në plan të hedhë në fushën e lojës tre lojtarë të shpejtë dhe energjikë si Muzaka, Bakaj dhe Lila. “Me këta lojtarë që kanë teknikë dhe fizik të shkëlqyer, ne do t’iu hapim shumë punë atyre në pjesën e dytë. Por, për t’i aktivizuar ata, ne duhet ta mbyllim pjesën e parë në barazim dhe mundësisht pa pësuar gol. Nëse ia dalim, atëherë jam i bindur se Bakaj me Muzakën dhe Lilën do të bëjnë diferencën”, tha Kuzhe.
Britmat e Canës
Në seancën e djeshme viheshin re britmat e Lalës dhe të Canës, por më së shumti të këtij të fundit. Ishte pikërisht mesfushori i spostuar në mbrojtje që dirigjonte lëvizjet në prapavijë. “Vangjeli bëj para! Dallku, mbrapa, mbraaaapaaa! Curri ktheu! Të gjithë një hap para! Shpejt!”, ishin udhëzimet e zv. kapitenit, që përpiqej të instruktonte shokët që organizoheshin mirë edhe në skemat për pozicion jashtë loje.

Grupi D

Rumani    –    Shqipëri     1-1
Luksemburg    –    Bosnjë    0-3
Francë    –    Bjellorusi    0-1
Bjellorusi    –    Rumani    0-0
Shqipëri    –    Luksemburg    1-0
Bosnjë    –    Francë    0-2
Luksemburg    –    Bjellorusi    0-0
Shqipëri    –    Bosnjë    1-1
Francë    –    Rumani    2-0
Bjellorusi    –    Shqipëri    2-0
Francë    –    Luksemburg    2-0
Luksemburg    –    Francë    0-2
Bosnjë    –    Rumani    2-1
Shqipëri    –    Bjellorusi    1-0
Rumani    –    Luksemburg    3-1
te shtunen
Rumani    –    Bosnjë    3-0
Bjellorusi    –    Francë    1-1
07/06/2011
Bosnjë    –    Shqipëri
Bjellorusi    –    Luksemburg
02/09/2011
Bjellorusi    –    Bosnjë
Shqipëri    –    Francë
Luksemburg    –    Rumani
06/09/2011
Rumani    –    Francë
Bosnjë    –    Bjellorusi
Luksemburg    –    Shqipëri
07/10/2011
Francë    –    Shqipëri
Rumani    –    Bjellorusi
Bosnjë    –    Luksemburg
11/10/2011
Francë    –    Bosnjë
Shqipëri    –    Rumani

Renditja
Ekipi    ND    F    B    H    G+    G-    P
1. Franca    6    4    1    1    9    2    13
2. Bjellorusia    6    2    3    1    4    2    9
3. Rumania    6    2    2    2    8    6    8
4. Shqipëria    5    2    2    1    4    4    8
5. Bosnja    5    2    1    2    6    7    7
6. Luksemburgu    6    0    1    5    1    11    1

Formacionet e mundshme

Bosnja (4-3-1-2): Hasagiç, Mujdza, Spahiç, Mravac, Luliç, Rahimiç, Medunjanin, Misimoviç, Pjaniç, Dzeko, Ibiseviç

Shqipëria(4-4-2): Ujkani, Dallku, Cana, Curri, Vangjeli, Bulku, Lala, Skela, Agolli, Bogdani, Salihi

© Panorama.al

Te lidhura