Këngëtarja Era Rusi ka folur si rrallë herë për jetën e saj private duke zbuluar se është në një lidhje dashurie, por pa zbuluar më shumë detaje apo identitetin e partnerit.
Ajo është shprehur se i dashuri i saj nuk është njeri i kameras, ndaj s’e ka bërë publike lidhjen, duke shtuar se preferon të respektojë vendimin e tij.
Ndërsa theksoi se është shumë e lumtur në krah të partnerit misterioz.
“Nuk është i fshehur, thjesht nuk është njeri i kamerës dhe unë e kam respektuar këtë gjë. Patjetër që ekziston. Jam shumë e lumtur, nuk e di a kemi dasmë këtë vit”, tha ajo në “E diell”.
Pyetjes a ka pasur një propozim, refuzoi t’i përgjigjej.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al