“S’dua të fle me një burrë të pasur…”- Bleona Qereti refuzon të krahasohet me Dua Lipën dhe Rita Orën: Ato s’kanë ndenjur në radhë për bukë

Nov 28, 2024 | 10:59
SHPËRNDAJE

Bleona Qereti, e cila prej vitesh është shpërngulur në SHBA ku synon suksesin në tregun amerikan, është shprehur se nuk dëshiron të krahasohet me Rita Orën dhe Dua Lipën.

dua lipa rita ora bleona qereti

Artistja u shpreh në një intervistë se dy yjet muzikës i përkasin sistemit amerikan. Bleona Qereti shtoi se rrugëtimi i tyre është i ndryshëm dhe se Dua Lipa e Rita Ora nuk kanë qëndruar në radhë për bukë.

“Dua Lipa dhe Rita Ora i përkasin sistemit amerikan; ato janë teknikisht këngëtare britanike apo amerikane me origjinë shqiptare,” shprehet ajo për Living.

bleona qereti (2)

Ndërsa shtoi: “Unë nuk kam arsye të krahasohem me to, sepse rrugëtimi ynë është tërësisht i ndryshëm. Ato nuk kanë ndenjur në radhë për bukë si të gjithë ne në vitet 90- të, nuk kanë pasur karrierë e sukses në Shqipëri dhe pastaj të kenë kaluar në skenën ndërkombëtare. Ato janë formuar atje, ndërsa unë jam rritur dhe kam filluar këtu, në Shqipëri.”

Bleona Qereti sa i përket jetës personale u shpreh se: “Nuk dua të fle me një burrë të pasur, unë jam vetë “burri i pasur” – siç ka thënë dhe CHER.”

bleona qereti

rita ora

dua lipa

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura