
Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz. Në letrën e tij, Schulz thekson se zgjedhja e Presidentit erdhi në një moment kritik për vendin, ndërsa në vjeshtë pritet që Shqipëria të kalojë një test tjetër në rrugën e saj drejt Integrimit Europian.
“Unë kam besim se ju do të prezantoni unitetin e popullit dhe që do të promovoni diloagun mes partive politike. Unë jam i bindur se ju do të ndihmojë në rivendosjen e besimit të humbur të publikut ndaj institucioneve që ka dominuar jetën politike në Shqipëri gjatë këtyre kohëve.”-thuhet në letrën e Schulz.
Pavarësisht se partitë politike në Shqipëri dështuan të zgjedhin një kandidat konsensual, vazhdon letra më tej, unë besoj se ju do të punoni me të gjitha partitë politike për të forcuar dialogun politik mes qeverisë dhe opozitës, i cili është thelbësor për miratimin e reformës së pritshme zgjedhore dhe parlamentare, dhe përmbushjes së 12 rekomadimeve të Komisionit Evropian.
“Jam optimist se ju do të ulni tensionet politike, do të konsolidoni vendin dhe do ta ndihmoni atë të marrë statusin e vendit kandidat në këtë vit shumë të rëndësishëm dhe simbolik për shqiptarët.”- mbyllet letra.
© Panorama.al











