Presidenti francez, Nicolas Sarkozy tha se Franca do të vazhdojë mbështetjen ndaj Libisë, aq sa miqtë tanë nga Libia të kenë nevojë.
Duke folur nga Parisi në një konferencë të përbashkët me kreun e Këshillit Tranzitor libian, Mahmoud Jibril, Sarkozy tha se “është koha që të shikojmë drejt të ardhmes së Libisë. Ne vijmë nga një periudhë bashkëpunimi ushtarak dhe civil, për krijimin e Libisë së të nesërmes, e cila ka nevojë për më shumë njerëz, veçanërisht për rindërtimin e saj”
Sarkozi njoftoi se më 1 shtator, të gjithë aleatët do të mbajnë një konferencë për të diskutuar, pasi sipas tij, periudhës së Grupit të Kontaktitt dhe Koalicionit Ushtarak po i vjen fundi, dhe se po shkohet drejt një Libie të lirë.
Ndërkohë, Mahmoud Jibril tha se beteja më e madhe është rindërtimi i Libisë, pasi beteja në terren ende po vazhdon.
© Panorama.al











