Sarandë, burri vret gruan, më pas vetëvritet

May 31, 2012 | 9:19

SARANDE- Burri vret me arme gruan e me pas i jep fund edhe jetes. Krimi i rende brenda familjes ka ndodhur ne Berdenesh te Sarandes.

Sipas te dhenave te policise mengjesin e sotem, 65-vjeçari Ismail Leli ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij, Fëllënxa Leli, 57 vjeç dhe më pas është vetëvrarë me të njëjtën armë.

Nuk ka ende detaje rreth arsyeve te krimit, por dyshohet se gjithcka ka nisur pas nje zenke per shkaqe banale.

Trupat e pajete jane derguar ne morgun e qytetit, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura