SARANDË- Një 30 vjecar ka mbetur i plagosur, pas 6 goditjeve me thike. Ngjarja ka ndodhur ne qender te Sarandes, nderkohe qe i plagpsuri Kostandin Mema eshte derguar me urgjence ne spital.
Sipas te dhenave te para mesohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje për motive të dobëta, në rrugën e tretë të qytetit, në afërsi të godinës së 18-katëshit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe mësohet se është vënë në ndjekje të autorëve të dyshuar. Deri tani janë shoqëruar disa shtetas, mes të cilëve një person me precedent të rëndë penalë.
Shpresa Dine
© Panorama.al











