Emma me “Non e’ l’inferno” ka fituar edicionin e 62-të të Festivalit të Sanremos. Ngjarja më e madhe e muzikës italiane, festivali që arrin të mbledhë miliona shi-kues, pavarësisht viteve, nxori edhe këtë vit fituesin e vet. Bëhet fjalë për një tjetër talent të zbuluar në talent-show-n e njohur, të Maria De Filippit, “Amici”. Emma, një nga zërat më të bukur që ka dalë nga ky spektakël muzikor, ia ka dedikuar fitoren kushëririt të saj, Leandro, i cili ka humbur jetën në një aksident rrugor vitin që shkoi. “Dua t’ua dedikoj këtë fitore të gjithë teknikëve që kanë punuar për ne gjatë gjithë ditës, muzikantëve dhe Leandros”, u shpreh Emma menjëherë pas marrjes së çmimit. Ky edicion i Sanremos u dominua nga gjinia femërore, pasi vendi i dytë u fitua nga Arisa me këngën “La notte”, ndërsa në vend të tretë u rendit Noemi me “Sono solo parole”. Por ky edicion do të kujtohet edhe për një pjesëmarrës të jashtëzakonshëm në të. Do të kujtohet për show-n që dha në skenën e tij, këngëtari i madh Adriano Celentano. Por do të kujtohet edhe për fustanin e Bellen, që bëri xhiron e botës…











