Sanksionet ndaj Sirisë, BE: Bllokohen fluturimet

Jul 23, 2012 | 13:13

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ne kuader te sanksioneve mbi regjimin e Sirisë,  vunë në listë të zezë dhjetëra njerëz, rriten inspektimet e anijeve të dyshohet se bartin armë dhe bllokuan fluturimet nga Siria.

Shefja e diplomacisë evropiane, Ashton, theksoi se tani e tutje çdo anije që ka të bëjë-në çfarëdo mënyre, me Sirinë e që dyshohet se po transporton armë mund të inspektohet.

Ministri i jashtëm i Luksemburgut, Xha Aselborn tha se të gjithë aeroplanëve që vijnë nga Siria do t’u ndalohet ulja.

“Sanksionet nuk duhet të nënvlerësohen asnjëherë”, u tha Ashton gazetarëve në Bruksel para takimit me ministrat.

“Ne duhet ta vazhdojmë presionin mbi Sirinë. Ne duhet të vazhdojmë të jemi shumë, shumë të qartë në besimin se presidenti Bashar Al Asad duhet të japë dorëheqjen”, tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura