Sanino, Topallit: Impenjim dhe vullnet unanim

Feb 7, 2012 | 11:53

TIRANE- “Impenjim unanim, vullnet nga të gjitha palët dhe vijim me ritmin  e reformave”. Kete ka kerkuar nga Shqiperia drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino, gjate takimit zhvilluar sot me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Sipas tij, në parlament ka zhvillime pozitive, siç janë votimi i disa prej ligjeve me 3/5-tat, nisja e punës për reformën zgjedhore, si dhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

“Ne ndjekim me vëmendje ecurinë e këtyre zhvillimeve, duke shpresuar që dialogu të jetë i qendrueshëm”- theksoi ai.

Nga ana e saj, Topalli ka falenderuar per mbeshtetjen e KE dhe kontributin personal te tij.

“Si Kryetare e Kuvendit ndihem mirë që në nëntor opozita iu bashkua mazhorancës në një marrëveshje për votimin e ligjeve me 3/5-tat si dhe për Reformën zgjedhore. Presim që opozita t’i qëndrojë marrëveshjes së nëntorit.”- tha ajo.

© Panorama.al

Te lidhura