
Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino mori pjesë sot në një seminar të drejtuar nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, me temë integrimin e vendit në BE.
Në fjalën e tij Sanino vlerësoi se Shqipëria i ka të gjitha energjitë, forcat dhe aftësitë për të ecur me shpejtësi drejt procesit të integrimit.
“Është themelore që përpjekja e forcave politike që janë të thirrura të mbështesin transformimin të vazhdojë me perspektivë të qartë të axhendës evropiane. Të gjithë ne e kuptojmë se bëhet fjalë për një proces që do vendosmëri politike. Nga Këshilli i Evropës ka vullnet të madh për tu ndihmuar.”- tha Sanino.
Më tej ai theksoi se procesi i integrimit, u përket të gjitha forcave politike dhe vendit, suksesi është i të gjithëve, jo monopol.
Kryeparlamentarja, Topalli theksoi se në Shqipëri ka një vullnet të madh politik për të çuar përpara reformat në funksion të integrimit Europian.
Në takim morën pjesë edhe ambasadori italian, Massimo Gaiani, ambasadori i Bashkimit Europian, Etore Sekui dhe diplomatë të tjerë.
© Panorama.al











